Rejnxhërsi mund ta fitojë titullin në derbin në fushën e Sëlltikut

Mbeten edhe 11 javë deri në fund të kampionatit, por kurora duket se është e qartë se ku do të përfundojë. Gllazgou Rejnxhërs është bindshëm në krye të Premier Ligës së Skocisë duke pasur 75 pikë ndaj 52 të Sëlltikut (që ka dy ndeshje më pak të luajtura), ndërsa skuadra e Stiven Xherrardit mund ta arrijë suksesin zyrtarisht në 21 mars pikërisht në derbin që do të luhet në fushën e Sëlltikut. Rejnxhërsit i duhen edhe 6 fitore, pra mund ta fitojë titullin në fund të sezonit të rregullt me sistem vajtje-ardhje. Premier Liga ka dy faza, të parën me 33 javë, ku skuadrat luajnë nga 3 herë me njëra-tjetrën, dhe të dytën ku ekipet ndahen në dy grupe me nga 6 skuadra, dhe luajnë edhe nga një herë tjetër. Gjithsej janë 38 ndeshje. Sëlltiku ishte favorit për të fituar titullin e 10-të radhazi, të 52-in në histori. Rejnxhërsi ndërkaq mund të arrijë titullin e 55-të dhe parin që nga viti 2011.

Sfidanti.al