Luis Suarez dhe pasaporta: Po punoja prej 1 viti, nuk më kërkonte vetëm Juventus

Luis Suarez thyen heshtjen përsa i përket cështjes së pasaportës dhe provimit të famshëm të gjuhës italiane dhe tratativave me Juventusin duke dhënë versionin e tij të fakteve. Në një intervistë për ‘El Transitor’ sulmuesi i Atletico Madrid shpjegoi se synimi i tij për marrjen e nënshtetësisë italiane nuk kishte të bënte vetëm me një transferim të mundshëm të tij te Juventusi, ndërkohë që përmendi edhe largimin e tij nga Barcelona

‘Kisha marrë shumë propozime, jo vetëm nga Juventusi-tha Suarez-nuk ishte i vetmi klub i interesuar për të më marrë. Pasaportën e doja prej një viti. Nuk doja të bëja asnjë veprim nëse nuk do të kisha lënë Barcelonën. Ishte e vështirë sidomos kur m’u desh t’ua thoja fëmijëve të mi. Ata kishin kuptuar gjithcka. Doja që të më shihnin të largohesha me stil. Koeman më telefonoi dhe më tha se nuk besonte më te unë.Pranova vendimin por i thashë që kisha një kontratë. Nuk fola me presidentin, mund të qëndroja, por në atë pikë ishte bërë një cështje krenarie; kisha nevojë të ndryshoja ambient’.

Më pas Suarez foli për gjendjen aktuale të tij te Atletico Madrid.

‘Simeone është një nga ata trajnerë që kur i duhet të bindë një futbollist e bën. Për mentalitetin e tij, pozitivitetin e tij-shtoi Suarez-thonin që nuk isha në momentin tim më të mirë, por ai më transmetoi besim. Nuk isha i shqetësuar për mënyrën e lojës së Atletico Madrid. Kam luajtur në Uruguaj, me Liverpool e dija që do të përshtatesha mirë me filozofinë e trajnerit’.

Sfidanti.al