Sportit shqiptar do t’i mungojë një tjetër figurë e madhe e sportit. Ymer Pampuri është ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 73-vjeçare. Ai mbetet sportisti më i sukesshëm në Shqipëri, pasi ka fituar medaljen e vetme olimpike. Në olimpiadën e vitit 1972, organizuar në Mynih, Ymer Pampuri, pasi ka mposhtur dy kundështarët rusë dhe japonezë, në peshën 60 kg, arrin të renditet në vend të parë duke fituar medaljen e artë në stilin e forcës. Një rezultat i tillë nuk është arritur më asnjëherë nga ndonjë sportist tjetër në Shqipëri.
Ymer Pampuri e filloi karrierën e tij në cirk. Por talenti i tij për sportin e peshëngritjes, ra në sy te specialistët e këtij sporti. Për 10 vite, nga 1964-1974, ka qenë kampion absolut i vendit, ndërsa në 1971 bëhet nënkampion Evrope. Për arritjet e tij në sportin e peshëngritjes, ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.