Statistikat flasin ndryshe, por “Mbreti” nuk vlen vetëm për atë që shikohet me sy, por për atë që kuptohet. Lebron Xhejmsi e tregoi edhe ndaj Denverit se mbetet lojtari më i mirë i NBA-së, siç e tha trajneri i tij Vogel, duke bërë rolin e udhëheqësit për Lejkërsat që mbeten në krye të Konferencës Perëndimore bashkë me Juta Xhazin e Los Anxhelos Klipersat. Lebroni ishte “katalizatori” i ekipit në “Stejpëlls Sentër” ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Denveri, nënkampion i NBA-së në fuqi. Gjithsesi, kampionët treguan se kanë diçka më shumë edhe pse luajtën në fushën e tyre.
Xhejms shënoi 27 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 10 asistë, tripëll dabëlli i 96-të në karrierë, ndërsa përballë tij Nikola Jokiç ndoshta luajti ndeshjen më të dobët të sezonit, me vetëm 13 pikë, 10 topa në tabela e 6 asistë. Trajneri Vogel i kërkoi Lebronit që të udhëhiqte pesëshen e dytë dhe prania e tij në fushë i bëri lojtarët e rinj që të “fluturonin”. Harrell, Karuzo, Shrëder, Kuzma e sidomos Horton-Taker ishin shumë të mirë, pikërisht ditën që Entoni Dejvis nuk ishte “vetvetja” me vetëm 13 pikë e 9 topa në tabela. Lejkërsat ishin në humbje me -12 pikë hnë pushim, por reaguan dhe fituan 114-93.
Sfidanti.al