Aguero mund të shpresojë për Mesin e Barçën, Siti synon Halandin!

Pak ditë më parë, në media doli historia e përpjekjeve të sulmuesit të shquar argjentinas të Pep Guardiolës për të siguruar një vend krah patriotit të tij të madh në “Kamp Nou”. Kun Aguero në një skuadër me Lionel Mesin do të ishte diçka e bukur përtej moshës së shtyrë të të dyve, por duket se kjo ëndërr mund të jetë më pranë realizimit të paktën lidhur me faktin se Mançester Siti po mendon për një sulmues tjetër.

“Deili Meil” informon se Guardiola po mendon për të investuar 110 milionë euro për të siguruar kartonin e Erling Halandit. Plani i Sitit është që të pasur shërbimet e sulmuesit të Dortmundit përpara sesa klauzola e tij prej gati 73 milionë eurosh të skadojë, e po ashtu t’i ofrojë norvegjezit një rrogë të jashtëzakonshme prej 400 000 paundësh stërlina në javë (rreth 450 000 euro) për ta joshur dhe për ta larguar nga klubet rivalë. Shumëkush interesohet për Halandin, përfshi edhe Barcelonën, Realin e Madridit, PSG-në apo Mançester Junajtidin, pse jo edhe Liverpulin, por Siti ka besim.

Sfidanti.al