Australian Open, shtyhet shorti, por turneu do të nisë rregullisht të hënën.

Shtyhet për ditën e premte shorti i turneut Grand Slam të Australian Open, që gjithsesi do të nisë rregullisht ditën e hënë. Lajmi u konfirmua nga presidenti i Komitetit Organizativ, Craig Tiley. Një ditë më parë, në Melbourne u regjistrua një rast pozitiv me Covid-19 dhe bëhet fjalë për një punonjës të një hoteli ku janë akomoduar tenistët dhe stafet e tyre duke bllokuar të gjitha aktivitetet.

Kështu të gjitha ndeshjet e turneve duke përfshirë edhe ATP Cup për skuadra pritet të zhvillohen pikërisht ditën e premte edhe pse shërbimet meteorologjike parashikojnë reshje të dendura. Impanti ku do të luhet përfshin 3 arena që janë me cati, ndërkohë që edhe 6 fusha të tjera janë të mbyllura.

Tiley la të kuptohet se nëse do të jetë e nevojshme, ndeshjet mund të spostohhen në këto struktura indoor që zakonisht përdoren vetëm për stërvitje.

Sfidanti.al