Lojërat Olimpike të Tokios nuk gjejnë paqe. Në një situatë delikate të krijuar nga pandemia coronavirus. Në orët e fundit kanë shpërthyer polemikat rreth presidentit të Komitetit Organizativ të eventimentit Yoshirp Mori për shkak të disa komenteve seksiste të bëra prej tij.
‘Mbledhjet ku marrin shumë gra zgjasin më shumë sec duhet-tha Yoshiro Mori duke iu referuar propozimit të Ministrisë së Arsimit në qeverinë japoneze për rritjen numrit të femrave në Këshillin e Lojërave-gratë janë shumë kompetitive. Kur ndonjëra prej tyre ngre dorën, me shumë mundësi mendojnë se kanë gjithnjë dicka për të thënë. Pastaj flasin të gjitha’
Më pas ish kryeministri japonez kërkoi ndjesë por refuzoi të japë dorëheqjen nga posti I tij.
‘Nuk mendoj të jap dorëheqjen-shtoi Mori-punoj shumë dhe ndihmova me devotshmëri për 7 vjet. Nuk do të jap dorëheqjen. Deklarata e bërë në Komitetin Olimpik Japonez ishte një frazë e papërshtatshme, në kundërshtim me Lojërat Olimpike dhe Paralimpike. Jam shumë i penduar. Do të doja të ktheja mbrapsht deklaratën. Kërkoj ndjesë ndaj atyre që u ndjenë të fyera’.
Sfidanti.al