Përpara ndeshjes së Kupës së Italisë me Juventusin e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kompeticionit, tifozët ultras të Interit vendosën që t’i tregonin Lukakut se i janë shumë pranë me belgun që nuk ishte i pranishëm në këtë përballje me bardhezinjtë pasi u skualifikua pas zënkës me Zlatan Ibrahimovic në derbin me Milanin.
‘Ngrije kokën, nxirr gjoksin, Romelu, jemi krenarë për ty’-Ishte mesazhi i shkruar në një parrullë nga tifozët zikaltër duke iu referuar zënkës së tij me Ibrahimovic për të cilin si Lukaku ashtu edhe suedezi janë vënë nën hetim nga Federata Italiane e Futbollit
Sfidanti.al