Në moshën 34 vjecare, pas një karriere të kushtëzuar nga dëmtimet, Ibrahim Afellay vendosi të varë këpucët në gozhdë. Ish futbollisti e bëri të ditur vendimin e tij në një lidhje direkte në televizion, gjatë programit ‘NPO Studio Voetbal’
‘I dhashë fund-tha Afellay-dihet që ky moment vjen shpejt. Po e mendoja prej disa kohësh. E dija cfarë doja dhe sidomos cfarë nuk doja. Në fund mora këtë vendim dhe jam në paqe me këtë. Do të doja të vazhdoja të luaja edhe për një vit, por jo me cdo kusht’
Ibrahim Afellay nuk kishte skuadër që nga qershori 2020 kur skadoi kontrata e tij me PSV Eindhoven, ku u kthye në 2019 për një eksperiencë të dytë te kjo skuadër pas asaj të periudhës 2003-2011.
Sfidanti.al