Napoli, Mertens kthehet në Belgjikë, kavilja dhemb ende

Pas suksesit në Kupën e Italisë  kundër Spezias, Napoli u përball me skuadrën e Parmës, por Dries Mertens nuk ishte i pranishëm në atë ndeshje. Futbollisti belg në fakt udhëtoi drejt Antverpit në Belgjikë për të zgjidhur`problemin në kaviljen e majtë. Në këtë mënyrë ai do të kthehet në klinikën ku u vizitua edhe në muajin dhjetor pas dëmtimit të pësuar në Milano kundër Interit, sfidë e luajtur pikërisht në 16 dhjetor.

Vetë klubi i Napolit konfirmoi gjithcka në faqen e tij të internetit

‘Dries Mertens u kthye në Belgjikë për të kryer një fazë rehabilitimit të kaviljes së majtë. Sulmuesi do të kryejë terapitë në të njëjtën Qendër ku kreu rehabilitimin muajin e kaluar-theksohet në komunikatën e Napolit.

Sfidanti.al