Brazil, 10 lojtarë të Corinthians, pozitivë me coronavirus

Dhjetë futbollistë të Corinthians rezultuan pozitiv në testet për variantin e ri të coronavirusit, një lajm që u konfirmua nga vetë klubi. Futbollistët e prekur janë janë portierët Ëalter dhe Guilherme Castellani; mbrojtësit  Danilo Avelar, Leó Santos dhe Ruan Oliveira; mesfushorët Mantuan, Ramiro, Luan y Matheus Davó; dhe sulmuesi Everaldo.

Klubi i Corinthians theksoi se të gjithë futbollistët janë asimptomatikë dhe se do të qëndrojnë në karantinë, të vecuar nga pjesa tjetër e skuadrës për të paktën 10 ditë sipas protokollit sanitar të vendosur nga autoritetet braziliane

‘Ndoshta kemi raste të riinfektimit, por do të bëjmë një studim më të detajuar. Rezultoi ky numër i lartë i të prekurve sepse pvendi po përballet më rritje të rasteve-tha mjeku i klubit Ivan Grava për portalin ‘Globo Esporte’.

Brazili është një prej epiqendrave globale të pandemisë dhe deri në këtë moment regjistron rreth 219 mijë të vdekur, vendi i dytë në botë pas SHBA oër numrin e viktimave, ndërkohë që numri i të prekurve arrin në 9 milionë persona.

Sfidanti.al