Mesut Ozil bën më në fund prezantimin si futbollisti i ri i Fenerbahces. Pasi zgjidhi kontratën me Arsenalin, mesfushori turko-gjerman firmosi me skuadrën e tij të zemrës për 3 vjet e gjysmë. Në momentin e prezantimit të tij, Ozil ishte i shoqëruar nga familja e tij, ndërkohë që të pranishme ishin edhe 10 media të huaja
Në fjalën e tij Mesut Ozil u shfaq shumë i lumtur pasi i bëhet realitet ëndrra e tij. ‘Besoj se do të kemi një sezon të suksesshëm-tha Ozil-jam shumë i emocionuar dhe i lumtur, Është një ëndërr për Fenerbahcen, por është një ëndërr edhe për mua. Do të jetë një lidhje e fortë mes palëve. Shpresoj të ndihmoj skuadrën me talentin tim. Besoj se do të fitoj titullin në Ligën turke me Fenerbahces, është objektivi i cdo skuadre në cdo sezon. Shpresoj që ta arrijmë’.
Futbollisti u pyet edhe për një rikthim të mundshëm në Bundesligën gjermane dhe përgjigjja e ij ishte e qartë dhe kategorike. ‘Jo, nuk do të kthehem të luaj në Gjermani-shtoi Ozil që më pas konfirmoi se nuk do të kthehet më as në përfaqësuesen gjermane edhe pse i uron më të mirën ‘Die Mannschaft’.
Kujtojmë se Ozil deklaroi tërheqjen nga kombëtarja gjermane në 2018 pasi sipas tij kishte marrë trajtim racist nga ana e Federatës Gjermane të Futbollit pas një takimi që Ozil kreu me presidentin turk Erdogan.
Sfidanti.al