Dortmundi shet yjet për shkak të krizës, por jo Halandin!

Situata në klubin gjerman qenka e vështirë dhe është menduar për të nxjerrë “mobiljet” në ankand. Drejtuesit kanë bërë llogaritë dhe kanë kuptuar se Kovid 19, por edhe problemet me rezultatet po krijojnë një gjendje të papërballueshme financiare, e cila kërkon veprim të menjëhershëm. Sipas mediave gjermane dhe europiane, në “Signal Iduna Pakr” mendojnë të nxjerrin fitimet që u duhen nga kartoni i tre lojtarëve, Xhejdën Sanço, Xhovani Reina dhe Rafael Gerrero. i pari u kërkua nga Mançester Junajtidi dhe Dortmundi vuri çmimin 120 milionë euro, që anglezët nuk e pranuan. Tani flitet për 100 milionë euro dhe mund të bëhet. Rejna mund të vlejë mbi 30 milionë euro, ndërsa Gerrero është tek 35 milionët. Sidoqoftë, Borusia nuk dëshiron të bëjë biznes me kartonin e Erling Halandit.

Sfidanti.al