Barazimi në Durrës, Partizani për momentin kënaqet me “titullin Hasani”!

Në fushën e Teutës nuk luajti Vllaznia, por fituese doli pikërisht ajo. Rezultati 1-1 bëri që shkodranët të ruanin diferencën 9-pikëshe me ndjekësit edhe pas javës së 16-të, ndonëse gabuan një ditë më parë me barazimin 0-0 në fushën e tyre me Kastriotin. Partizani mund të quhet më i kënaqshëm për Partizanin që luajti jashtë fushe, dhe që mbeti me 10 lojtarë në minutën e 80-të, por kjo nuk e ndihmoi shumë në luftën për titullin. Ndoshta dueli me shkodranët në kryeqytet ose në “Elbasan Arena” mund të jetë vendimtar, pasi nëse fitojnë do të afrohen në 6 pikë.

Për momentin, vlejnë më shumë fjalët që tha trajneri Daja, se “Ferhan Hasani është lojtari ynë, por do t’i duhet kohë që të përshtatet”. E pra, sulmuesi 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut duket një investim për të ardhmen (nëse do të arrijnë ta mbajnë), për kupat e Europës dhe për sezonin tjetër. Tani për tani, mund të thuhet se tek Partizani titulli e ka emrin Ferhan Hasani, ndërsa titulli i vërtetë është lënë që të fitohet më vonë. Në “Nioko Dovana”, të kuqtë kaluan të parët në epërsi me anë të Jasir Asanit në minutën e 8-të, ndërsa Teuta barazoi në 37’ me golin e realizuar nga Krasniqi. Në 80’, Murataj mori të kuq dhe kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë, por pikërisht në ato minuta u treguan më të rrezikshëm, duke qenë pranë golit me Çinarin dhe Bitrin.

Java 16: Vllaznia-Kastrioti 0-0, Kukësi-Bylis 2-1, Skënderbeu-Apolonia 1-1, Tirana-Laçi 0-1, Teuta-Partizani 1-1. Renditja: Vllaznia 36, Partizani 27, Teuta 27, Laçi 24, Kukësi 23, Tirana 20, Kastrioti 18, Apolonia 13, Bylis 12, Skënderbeu 12.

Sfidanti.al