Përfundimi ishte 3-1 dhe duket se çdo diskutim është i kotë, por ata që humbën, lojtarët e Luton Taunit, patën një arsye të fortë për të protestuar. Rezultati ishte 0-0 në ndeshjen e Kupës së Anglisë, kur Hakim Zijeç ekzekutoi shpejt një rivënie anësore drejt Timo Vernerit, i cili pastaj harkoi topin për golin e shënuar nga Tami Abraham. Sulmuesi i ri vërtet ishte heroi i ndeshjes me 3 gola, por momenti kur Zijeç pasoi me dorë për Vernerin nuk duhej të ishte lejuar të vazhdonte. Siç e tregojnë pamjet filmike, në atë kohë në fushë kishte edhe një top tjetër dhe lojtarët e Lutonit u shpërqëndruan duke menduar se loja nuk mund të fillonte. Gjyqtari nuk e ndërpreu aksionin, por as VAR-i nuk ndërhyri. Atëherë, pyetja e thjesht është se përse ekziston teknologjia kur nuk shqyrtohen situata të tilla që mund të vendosin fatin e një ndeshjeje?
Sfidanti.al