Në planet e Paris Saint Germainit nuk është vetëm Lionel Messi. Presidenti i klubit parizien, Nasser Al Khelaifi po punon edhe për një objektiv tjetër; Sergio Ramos. Reali I madridit nuk ka mundur të gjejë një akord për rinovim me qendërmbrojtësin spanjoll, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor,.
Në fillim problemi ishte vetëm te paratë për një ofertë që u konsiderua e papërshtatshme nga ana e futbollistit, por diferenca financiare dhe vendimi i klubit dhe Ramos për të mos bërë hapa para drejt një afrimi mes tyre kanë bërë që të ngrihen probleme të tjera
Mes Sergio Ramos dhe Florentino Perez u krijuan tensione me presidentin e Los Blancos që e qorton futbollistin se nuk e kupton momentin e vështirë që është shkaktuar nga pandemia coronavirus. Kjo krizë në raportet mes tyre ka bërë që Paris Saint Germain të ndërhyjë në tratativa dhe të fitojë një vend në radhë të parë; sipas informacioneve të Onda Cero, klubi francez I ka bërë një ofertë marramendëse futbollistit; një kontratë 3 vjecare me pagë 15 milionë Euro neto në sezon deri në 2024. Është kjo një shifër që është rreth 2 herë më e lartë se ajo e ofruar prej muajsh nga Reali I Madridit. Sheiku I Katarit pret një përgjigje nga Sergio Ramos, më pas do të tentojë të mbyllë edhe cështjen Messi.
Sfidanti.al