Roma me “katër shpirtëra” për titullin, në festë është edhe Kumbulla!

Me moshën që ka dhe në një skuadër të fortë nuk mund të pretendojë që të luajë gjatë gjithë kohës, aq më tepër kur flitet për një lojtar që kaloi koronavirusin. Marash Kumbulla u kthye triumfator në formacionin e Romës që fitoi me vuajtje të jashtëzakonshme ndaj Specias në Serinë A, duke iu afruar sërish kreut. Pas 19 ndeshjeve të luajtura, kryeqytetasit kanë 37 pikë dhe duke arritur të shënojnë shumë gola, edhe pse pësojnë tmerrësisht shumë.

Me Specian u luajt si “macja me miun”, pasi nuk mjaftoi epërsia e fillimit nga Borha Majoral dhe as avantazhi 3-1 deri në minutën e 59-të. Specia ishte në fushë, ashtu siç e tregoi edhe në Kupën e Italisë, duke shënuar radhazi me Pikolin, Farian dhe në minutën e 90-të me anë të Verdes. Verdhekuqtë, që kishin humbur shumë raste në rezultatin 3-2, sikur u zgjuan menjëherë nga goditja e marrë duke treguar mentalitet të fortë. Pas një aksioni model, Pelegrini realizoi golin e fitores ndërsa kishte shiritin e kapitenit në vend të Xhekos që ishte jashtë ekipit. Gjendja tek Roma nuk është nga më të mirat, por shpresat janë dhe skuadra mund ta marrë veten.

Sfidanti.al