Hamilton me pushime në pritje të rinovimit të kontratës me Mercedes

Lewis Hamilton për  momentin është ‘i papunë’ por kjo duket se nuk e shqetëson shumë 7 herë kampionin e botës në Formula 1. Piloti britanik është ende në pritje të zhbllokimit të bisedimeve me Daimler për rinovimin e kontratës me Mercedes dhe në këtë moment po shijon pushimet e tij në lartësi të mëdha, teksa ka shkuar në një zonë malore, sic duket edhe në postimin e tij në rrjetet Sociale

‘Përshëndetje të gjithëve, jam në një prej vendeve që preferoj më shumë në botë-theksonte Hamilton në një postim të tij në Instagram përkrah një video të shkurtër-stërvitem cdo ditë, bëj ekskursione me ski deri në 3400 m. Stërvitje në lartësi për frekuencën kardiake dhe punën me forcën. Përvec kësaj, ka shumë punë edhe në sfond, në lojë janë shumë gjëra. Por doja vetëm të shfaqesha për t’ju thënë se gjithcka po shkon mirë, jamë në formë fizikisht dhe psikologjikisht këtu në izolimin tim. Do të shihemi së shpejti’.

Sfidanti.al