Zakonet e vjetra janë të vështira për t’u lënë edhe në kohët e pandemisë. Edhe pse prej rreth një viti jeta e të gjithëve ka ndryshuar në mënyrë radikale kanë mbetur disa gjeste që bëhen në mënyrë të pavetëddijshme të diktuar nga memorja e trupit që nuk modifikohet lehtë. Për futbollistët nuk është e lehtë të mos festojnë një gol të gjithë së bashku sic është rregulli i ri i vendosur në Premier League.
Sigurisht futbolli është një sport kontakti dhe nuk mund të pengohen grumbullimet në zonë në goditjet e këndit por nëse ka mundësi që disa sjellje të evitohen, është më mirë ta bësh këtë, por nuk është aspak e lehtë, sic e tregon edhe historia e Thiago Silvës.
Mbrojtësi brazilan, sipas ‘Daily Mail’ rrezikon vërtet të sanksionohet për mosrespektim të rregullave anticovid. Faji i tij është se në fund të ndeshjes i dhuroi fanelën e tij një punëtori që po punonte në rikonstruktimin e një prej tribunave në stadiumin e Fulhamit.
Ishte një gjest i këndshëm ai i Thiago Silvës , por që ndalohet nga protokollet e reja sipas të cilave nuk mund të shkëmbehen fanelat me lojtarëy kundërshtarë, sigurisht është e ndaluar të shtrëngohen duart apo përqafimet.
Sfidanti.al