Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, mendon se humbja ndaj Sevillas erdhi si pasojë e relaksimit të lojtarëve, pas golit të parë që shënuan me anë të Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.
“Luajtëm shumë mirë, por pas golit që shënuam – disi u relaksuam dhe ndoshta kjo na kushtoj”, tha fillimisht Marcelo.
“Është normale se jemi të zhgënjyer, kjo humbje dhemb – por duhet të shikojmë para dhe t’i përmirësojmë gabimet”, shtoi mes tjerash Marcelo.