Klubet franceze të futbollit ditën e martë zhvilluan një mbledhje me sindikatën e futbollistëve për të diskutuar një reduktim tëp agave lojtarëve të Ligue për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia coronavirus dhe problemeve me të drejtat televizive.
Mungesa e publikut , reduktimi i njoftimeve dhe në fund humbja e të ardhurave nga televizionet pas largimit të Mediapro ndikuan te financat e klubeve transalpine madje disa prej tyre janë drejt falimentimit dhe si rruga e vetme për të shpëtuar llogaritë është ulja e pagave të futbollistëve.
Presidenti i Kontrollit të Administrimit të klubeve në Francë, Jean Marc Mickeler foli për të përditshmen ‘L’Equipe’ teksa tha se humbjet në Ligue 1 në fund të sezonit parashikohen 800 milionë Euro. ‘Pa një ulje drastike tëp agave, modeli aktual nuk do të mbijetojë-tha ai.
Skuadra të tjera në Evropë si Barcelona apo Reali i Madridit në Spanjë e Bayerni në Gjermani e kanë marrë këtë masë të reduktimit të pagave të punonjësve të tyre. Sipas Mickeler, një reduktim me 30% të pagave do të ndihmonte në vendosjen e ekuilibrit në llogaritë e klubeve që në sezonin 2018/2019 shpenzuan për paga 780 milionë Euro.
Sfidanti.al