Inter u kualifikua për në cerekfinale të Kupës së Italisë pasi mposhti Fiorentinën me rezultatin 2-1 në Artemio Franchi në një ndeshje që shkoi në kohë shtesë dhe në raundin tjetër e pret një sfidë vërtetë shumë e vështirë dhe bëhet fjalë për Derbin e Madonninës me Milanin që një ditë më parë eliminoi Torinon pas lotarisë së 11 metërshave.
Ishte Interi që e mori avantazhin në minutën e 40 me anë të Arturo Vidal që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit, por pas 17 minutash, në të 57,Fiorentina vbarazoi rezultatin në 1-1 me Kouame me të djathtën.Aktivizimi i Lukakut dhe Hakimit ndryshoi fytyrën e ndeshjes për Interin që gjithsesi e gjeti golin e fitores vetëm në minutën e 119 falë Romelu Lukakut.
Sfidanti.al