Ronaldo duhet të presë, Jozef Bican ka 805 gola në karrierë!

Nxituan ta përgëzonin për barazimin e një rekordi mitik, por duket se nuk është pikërisht kështu. Kristiano Ronaldo arriti në 759 gola në ndeshjet zyrtare në karrierë, dhe disa media shkruan se po kaq ka shënuar edhe çeku legjendar, Jozef Bican. Gjithsesi, nëse shikon statistikat në faqet e specializuara, dallon se Bican ka 805 gola në ndeshje zyrtare, qofshin këto edhe për amatorë apo për ekipet e rezervave (janë ndeshje kampionati), ndërsa bashkë me miqësoret ai arrin në 1468 gola. Madje, mungesë të dhënash për vitin 1952, dhe kjo normalisht që mund t’ia rriste numrin e golave Bicanit. Sipas të gjitha faqeve statistikore ai jepet me +805 gola zyrtarë dhe +1468 në total. Për më tepër, që ai ka shënuar 805 gola të paktën në vetëm 530 ndeshje, duke pasur mesataren e jashtëzakonshme 1.5 gola për ndeshje.

Sfidanti.al