Laporta është favorit për president të Barçës, merr mbi 10 000 firma!

Statuti i klubit “blaugrana” kërkon që të kesh minimalisht 2 257 firma për të qenë kandidat në zgjedhjet e përgjithshme. Për zgjedhjen e presidentit, janë katër mëtues që e kanë kaluar këtë “prag”, me Viktor Fontin që ka marrë 4 710, Freishën (Freixa) me 2 822 dhe Rusonë (Rousaud) me 2 510. Më shumë nga të gjithë ka marrë Zhoan Laporta, ish-presidenti i kohëve të arta të Guardiolës, me 10 257 firma. Pritet që ai të jetë presidenti i ardhshëm dhe ka premtuar se do të mbajë Mesin në ekip si dhe do të bëjë përforcime të tjera. Kandidati Zhordi Farre mori 2 082 vota, duke u eleminuar dhe duke deklaruar se do të përkrahë Laportën.

Sfidanti.al