Gruaja “kërcënon” ish-yllin e Liverpulit: Babai im do të të vrasë!

E qartë që ishte një kanosje jo nga ato që kalojnë në pasoja serioze, më shumë një shaka që shprehu një dëshpërim për mënyrën sesi shkoi shorti i Kupës së Anglisë. Ejbi Klansi (Abbey Clancy), gruaja e Piter Krauçit, “iu hodh në fyt” të shoqit pasi ishte dora e tij që krijoi çiftin Mançester Junajtid-Liverpul. Krauç ka qenë sulmues i Liverpulit për disa vjet, ndërsa Ejbi ka lindur në Liverpul, pra që të dy kanë një lidhje të fortë me skuadrën e “Anfildit”. “Babai im do të të vrasë Piter, – shkruajti ajo në Instagram, – shorti i Kupës, Man. Junajtid-Liverpul!” “Unë do të shkoj menjëherë në palestër për t’u stërvitur”, – ishte përgjigja e Piterit.

Sfidanti.al