Japoni, Miura rinovon, në fushën e lojës në moshën 54 vjecare

Kur i afrohet 54 vjetorit të tij të lindjes, futbollisti i J-League japoneze,Kazuyoshi Miura rinovoi kontratën dhe do të luajë sezonin e tij të 36 radhazi në futbollin profesionist. Klubi i Yokohama FC komunikoi se ‘King Kazzu’ sic e thërrasin Miurën në ambientet futbollistike, do të luajë një tjetër vit në kategorinë më të lartë të futbollit japonez pasi e vendosi tashmë rekordin në muajin shtator si futbollisti më i vjetër me 53 vjec, 6 muaj e 28 ditë.

Ashtu sic e kërkon tradita, Miura që do të veshë fanelën me nr.11, e firmosi kontratën e tij këtë të hënë, në 11 janar në orën 11:11.Tani Miura që kërkon të rrisë kontributin e tij duke luajtur numrin më të madh të mundshëm të ndeshjeve në kampionatin e ardhshëm do të hedhë vështrimin drejt një rekordi tjetër, atë të futbollistit më të vjetër në moshë që shënon në J-League, një rekord që për momentin mbahet nga Zico që ka shënuar gol në moshën 41 vjec e 3 muaj në 1994.

Sfidanti.al