Realit po ia merr shpirtin bora, ndërsa Barçës në 2010 i erdhi “hakut” vullkani!

Kampionët e Spanjës ishin të detyruar të kalonin natën e tretë në Pamplona dhe të mos ktheheshin në Madrid, ndërsa të martën luhet gjysmëfinalja e Superkupës ndaj Atletikut të Bilbaos. Skuadra e trajnerit Zinedin Zidan mbërriti me vështirësi të premten në qytetin e Osasunës për të luajtur të shtunën ndeshjen e La Ligës që përfundoi barazim 0-0. Nisja nga aeroporti i kryeqytetit u vonua 4 apo 5 orë për shkak të stuhisë së dëborës, derisa piloti dha garanci se gjithçka do të kalonte më së miri.

Madrilenët kaluan natën mess ë shtunës e së dielës sërish në Pamploma, por nuk u kthyen dot as mbrëmë në Madrid. Sot, ata do të shkojnë drejt e në Malagë ku do të ndeshen me baskët. Nëse fitojnë, do të luajnë finalen e Superkupës të dielën ndaj fituesit të çifit Barcelona-Sociedad. Reali po provon tani pengesat e natyrës, siç i ndodhi Barcelonës në 2010 në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Interit në Milano, ku u detyruan të udhëtonin me autobus për shkak të shpërthimit të fuqishëm të një vullkani në Islandë. Katalanasit u mundën 1-3 dhe më pas u eleminuan.

Sfidanti.al