Ndodh edhe në Spanjë, grushta prindërit në ndeshjen e fëmijëve

Nuk ndodhka vetëm në Shqipëri, pasi të tillë tipa paska kudo. Një përleshje brutale ka ndodhur dje në një ndeshje futbolli në Spanjë, në kategorinë e fëmijëve. Dy prindër kishin shkuar për të ndjekur djemtë e tyre, të cilët luanin për ekipet UD dhe Guide Teide, por asgjë nuk përfundoi normalisht, pasi të dy u përfshin në një përplasje të dhunshme, duke dhënë një shembull “të shkëlqyer” tek fëmijët që aq shumë kanë dëshirë t’i bëjnë futbollistë profesionistë. Dilema mbeti, se kush e ka djalin më të aftë me topin dhe një gjë e tillë nuk mund të zgjidhej me një fjalë goje.