Më në fund, Real Madridi u mund nga Sevilja me rezultat 2-1 në La Liga dhe kështu që në ndeshjen numër 40, ndërpritet edhe seria e rezultateve pozitive të kampionëve të Europës dhe të Botës. Por ndërkohë, në pesë kampionatet më të rëndësishme të kontinentit, ende ekziston një skuadër që e ka zero numrin në kolonën e humbjeve. Dhe flitet për një emër që është shumë larg atyre të gjigandëve, pikërisht Hofenhaimi në kampionatin gjerman.
Veç të tjerave, skuadra e vogël mban edhe një tjetër rekord, drejtohet nga trajneri Julian Nagelsman, që është vetëm 29 vjeç, por që po bën një punë të shkëlqyer. Ekipi modest ka gjashtë fitore dhe 10 barazime në Bundesliga. Pavarësisht se nuk është mundur asnjëherë, Hofenheim ndodhet në vendin e pestë në Bundesligë, me 6 fitore dhe 10 barazime dhe ka grumbulluar 11 pikë më pak se Bajerni kryesues.