Seri A duhet të trembesh, Atalanta tani e ka filluar kampionatin!

Këto janë fjalët e trajnerit Gasperini pas fitores 4-1 në fushën e Beneventos. Skuadra nga Bergamo ngjau shumë me atë që përfundoi sezonin e kaluar duke shënuar më shumë gola se të gjitha skuadrat e tjera të Serisë A, e duke u kualifikuar edhe më lehtë për në Champions. “Për ne tani ka filluar kampionati, – tha Gasperini, – jemi kthyer ata që ishim, jemi mirë nga mentaliteti dhe morali, kemi rigjetur entuziazmin”. Katër fitore në 5 ndeshjet e fundit për “DEA”-n, dhe trajneri thekson se “lojtarët janë treguar shumë të zotë, kjo është forca jonë”. “Kemi mjaft cilësi, kemi shumë “shigjeta” në sulm dhe kur jemi përpara e dimë se mund të shënojmë, – vazhdon ai, – Iliçiç është i nivelit të lartë”. Sulmuesi slloven shënoi gol, shërbeu pasim për gold he goditi shtyllën. Golat e tjerë u realizuan nga Toloi, Zapata dhe Muriel dhe bergamaskët kanë tani 31 pikë në 16 ndeshje, dy pikë më pak sesa Roma me të njëjtin numër ndeshjesh, pra shumë pranë vendit të tretë. Me 40 gola të shënuar, janë më të mirët e Serisë A, të lënë pas vetëm nga Interi.

Sfidanti.al