Lajpcigu kishte planifikuar fitoren, por “hesapet” ishin pa Halandin e Rojsin!

Trajneri Julian Nagelsman fliste me besim përpara ndeshjes me Dortmundin se ai kishte përgatitur planet për suksesin, ndërsa skuadra vendase kishte shansin e madhe të ngjitej mbi Bajernin në krye të renditjes së Bundesligës. Pjesa e parë sikur i dha të drejtë pasi Lajpcigu bëri presion, dhe vetëm Akanji e Humels nuk lejuan rrezikimin e portës mike.

Gjithsesi, pas pushimit u duk qartë se Nagelsmani i “kishte bërë hesapet pa hanxhinë”, domethënë pas Erling Halandin e Marko Rojsin. Sulmuesi norvegjez, 20-vjeçar, pas një pjese të marë anonime shpërtheu në të dytën duke shënuar dy gola. Xhejdën Sanço shënoi një tjetër si dhe dha një asist, ndërsa kapiteni Rojs shërbeu dy asistë. Me këtë fitore, Dortmundi u ngjit në kuotën e 28 pikëve, ende pesë pikë prapa Bajernit në vendin e katërt, por gjithsesi pranë kreut.

Kapiteni Rojs u shpreh i lumtur pas fitores. “Ju e dini se unë jam kritiku më i madh i vetes sime, – tha ai, – sot ishte një hap i qartë përpara për ne, sidomos në pjesën e dytë. E detyruam Lajpcigun që të tërhiqej, treguam cilësitë tona dhe unë jam krenar për këtë”. Rojsi më në fund u kthye në nivelin që ishte dikur, pas një periudhe të gjatë penguar nga dëmtimet dhe koronavirusi. Trajneri Terziç theksoi se “nëse unë jam i saktë, ne bëmë 112 pasime të gabuara këtë herë, por 110 i bëmë në pjesën e parë, pra pas pushimit rregulluam shumë lojën duke u shpërblyer me 3 gola të mrekullueshëm”.

Sfidanti.al