E bujshme, Beckham është në telashe: ‘U arratis’ për në SHBA

Një ‘arrati’ e bujshme po diskutohet në median britanike me protagonistë David dhe Victoria Beckham. Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, e gjithë familja fluturoi drejt Miamit në mënyre sekrete për të festuar Vitin e Re, duke mos respektuar në këtë mënyrë rregullat e ashpra të bllokimit të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar. Për të dribluar masat kufizuese, familja Beckham zgjidhi ditën e krishtlindjes dhe një avion privat për të evituar në këtë mënyrë thyerjen hapur të masave të reja kufizuese antiCovid të vendosura nga kryeministrit Boris Johnson.

David e Victoria Beckham bashmë me fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper e kaluan natën e Vitit të Ri në vilën e familjes së të fejuarës së Brooklyn, Nicola Peltz në Miami. Një vilë prej më shumë se 30 milionë Euro që është në pronësi të  Nelson Peltz, një biznesmen dhe babai I nuses së ardhshme.

Ndërkaq, burime pranë familjes Beckham këmbëngulin në deklaratat e tyre kur thonë se cifti nuk ka bërë asgjë të gabuar pasi David ishte në një udhëtim pune për të ndjekur interesat e Inter Miami, skuadër ku ai është bashkëpronar dhe me të cilën së fundmi ka humbur një betejë ligjore ndaj Interit të Milanos.

Një mik I familjes tha për ‘The Sun’ se David e Victoria e kishin programuar këtë udhëtim prej muajsh pasi David duhej të ishte në Miami në janar përpara fillimit të kampionatit MLS e po ndihmon klubin për të gjetur futbollistë të rinj.

Sfidanti.al