“Hundëbuza” e Atletikos, dhe të papriturat e Kupës së Mbretit!

Spanja nuk është nga ato vende “revolucionare” ku gjigandët mund të rrëzohen lehtë, siç ka ndodhur shpesh në Kupën e Anglisë apo edhe në atë të Gjermanisë. Ashtu si në Itali, vendi iberik ka një hierarki të përcaktuar qartë, por edhe atje ka pasur “shuplaka” ndaj emrave të mëdhenj. Eleminimi i Atletikos së Madridit në fushën e një skuadre të kategorisë së tretë (Segunda B) si Korneja (Cornella) ishte vetëm episodi i radhës në Kupën e Mbretit. Turpi ishte i madh sepse në fushë ishin disa lojtarë të rëndësishëm si Kondogbia, Vitolo, Saul, Korrea apo Zhoao Feliks. Goli i vetëm u shënua nga Adrian Himenez Gomez që në minutën e 6-të, ndërsa trajneri Simeone e la të hapur largimin nga stoli sezonin e ardhshëm.

Vetë Atletiko u eleminua dy sezone më parë nga modestët e Kultural Leonesës, ndërsa në 1996 Barcelona e madhe u eleminua nga Numansia, që në atë kohë ishte krejtësisht amatore. Në 2001-2002, katalanasit e pësuan nga Figeresi (Figueres). Reali i Madridit ndërkaq ka ndodhur që është eleminuar nga Alkorkoni dhe Real Unioni, po ashtu siç bëri Toledo në 2000. Në 2018, nata magjike i takoi Leganjesit po ndaj madrilenëve.

Sfidanti.al