Roma paralajmëron Interin, Kumbulla fiton 26 minuta në Krotone!

Trajneri Paulo Fonseka i ka idetë të qarta dhe thotë se të dielën në “Olimpiko” do të kërkohet fitorja ndaj zikaltërve. Roma triumfoi 3-1 në fushën e Krotones dhe është tani vetëm 3 pikë larg vendit të dytë, pra një fitore në sfidën direkte të 10 janarit në orën 12:30 do të ishte barazim me pikë dhe ngjitje mbi Interin për efekt të bilancit me njëra-tjetrën. Pjesa e parë e verdhekuqve në Krotone ishte e përkryer, ndonëse u lëshua diçka pas pushimit. Fonseka këto kohë nuk e ka aktivizuar aq shumë Marash Kumbullën, por mbrojtësi i kombëtares shqiptare ia mori trajnerit të tij 26 minuta, duke hyrë si zëvendësues në ndeshjen e djeshme, në minutën e 64-ët. Jo keq për një futbollist ende 20-vjeçar.

Sfidanti.al