Planet janë të tilla që nuk do të ketë shpenzime të mëdha. Shanset janë të mira për të mbrojtur kurorën e trefishtë fituar sezonin e kaluar, por tek Bajerni mendojnë se ata lojtarë që mund të ndihmojnë janë tepër të shtrenjtë, pra është tepër e vështirë për t’i marrë. Do të bëjë apo jo Bajerni përforcime në janar? “Ne do ta diskutojmë këtë çështje në shtëpi”, – ishin fjalët e trajnerit Hansi Flik. Legjenda bavareze dhe gjermane, Lotar Mateus, thotë se “ata kanë një skuadër të klasit botëror, por shpesh u mbeten më pak se 15 lojtarë në dispozicion”. Analisti i “Bildit”, Marsel Rajf thotë se “skuadra (e Bajernit) nuk është aq e madhe sa menduam ne në fillim”. “Bildi” pyet në mënyrë retorike: A është e zgjuar që Bajerni nuk merr përforcime për mbrojtjen e titujve?
Sfidanti.al