Madalina Ghenea duket se mbyll përfundimisht kapitullin Zaniolo teksa mohoi se është në një lidhje me futbollistin e romës. Modelja dhe aktorja rumune iu drejtua rrjeteve sociale për të përgënjeshtruar cdo lajm që është publikuar në mediat e kronikave rozë që folën për ditë të tëra për këtë histori.
‘Nicolo është një djalë i mirë dhe i talentuar-shkruante Madalina Ghenea në një postim të saj në Instagram Stories-jam e lumtur që e njoha, më ka hyrë në zemër, por nuk jemi të dashur. Zakonisht lidhem me dikë pas një viti njohjeje, jo pas 25 ditësh’.
Sfidanti.al