Në intervista nuk është dicka e rrallë që sulmuesit të minimizojnë rekordet personale për të nënvizuar arritjet e skuadrës. Ky nuk është rasti i Pele që deshi të tregojë me forcë numrin e golave të shënuar në karrierën e tij pasi u parakalua nga Cristiano Ronaldo në klasifikimin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.
Me dygolëshin e shënuar ndaj Udineses, Ronaldo arriti në 758 gola të shënuar duke lënë pas O’Rei sipas statistikave zyrtare që ishte në 757 gola të shënuar. Por braziliani në profilin e tij në Instagram shtoi një të dhënë domëthënëse në biografinë e tij në këtë rrjet social teksa shkruante: ‘Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave’ të shoqëruar me shifrën 1283 në kllapa që përfshin edhe golat e shënuar me përfaqësuesen pauliste, me skuadrën ushtarake dhe në sfidat miqësore.
Sfidanti.al