Muaji janar mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e Milanit që po punon për blerjet e reja dhe jo vetëm. Drejtuesit e klubit kuqezi janë të përqendruar te rinovimi i Gigio Donnarummës dhe Hakan Calhanoglu të cilët teorikisht janë të lirë për të negociuar dhe nënshkruar me një tjetër skuadër. Vullneti i Milanit dhe vetë futbollistëve është që të zgjasin kontratën mes tyre por mungojnë ende akordet përfundimtare në aspektin financiar
Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, e reja qëndron në faktin se bisedimet mes Paolo Maldinit, Massarës dhe agjentëve të futbollistëve, Mino Raiola dhe Gordon Stipic janë në fazë të avancuar. Përsa i përket futbollistit turk, palët në javët e fundit janë afruar shumë dhe tani diferenca mes kërkesës dhe ofertës është më e lehtë për t’u zbutur
Akordi ekonomik duhet gjetur edhe për Donnarummën; portieri ka shfaqur disa herë vullnetin për të qëndruar tnë Milanello, por klubi duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Raiolën edhe në lidhje me përfshirjen apo jo të një klauzole në kontratën e re. Në këtë pikë ka ende shumë punë për të bërë, port e Milani duket se ka optimizëm. Në skadencë të kontratës është edhe Ibrahimovic, por për suedezin, bisedimet për rinovimin janë shtyrë për në fund të sezonit.
Sfidanti.al