Benjamin Mendy, festë për Vitin e Ri kundër rregullave, dhe Man.City…

Jo vetëm Neymar. Në Angli, mbrojtësi francez i Manchester City, Benjamin Mendy është në vorbullën e polemikave për organizimin e një feste të Vitit të Ri pa respektuar izolimin për coronavirusin. Mendy ftoi disa persona në një party në shtëpi me familjen, të dashurën dhe dy nipërit që jetojnë me ta, kundër rregullave në përgjithësi dhe rekomandimeve të Guardiolës

‘Cdo ditë u kujtoj futbollistëve të mi që të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë në shtëpi, të mos jenë në kontakt me persona të tjerë-kanë qenë fjalët e Guardiolës.

Mendy kërkoi ndjesë, por mund të mos mjaftojë. Manchester City u shpreh I zhgënjyer teksa mësoi për këtë veprim të futbollistit dhe theksoi se do të bëjë hetime të brendshme. Një zëdhënës i Mendy tha për tabloidin britanik ‘The Sun’: ‘Benjamin dhe e fejuara e tij lejuan një shef kuzhine dhe 2 miq të së fejuarës së lojtarit që të marrin pjesë në darkën e Vitit të Ri në shtëpinë e tyre. Ai kërkoi ndjesë, kreu një test dhe po bashkëpunon me Manchester City për të gjithë këtë histori’.

Manchester City në 28 dhjetor nuk mundi të luajë ndeshjen me Evertonin për shkak të pozitivitetit me Covid të Gabriel Jesus dhe Kyle Walker. Më pas 3 futbollistë të tjerë të prekur nga Covid nuk u grumbulluan në skuadër për sfidën me Chelsean, ndërkohë që nuk është ende e qartë nëse Manchester City do të marrë masa disiplinore për futbollistin francez

Sfidanti.al