Tre futbollistë të Tottenhamit do të gjobiten nga klubi për thyerje të rregullave anticovid dhe bëhet fjalë për Lamela, Lo Celson dhe Reguilon të cilët e pësuan nga një foto e postuar në rrjetet sociale. Lamela dhe Lo Celso nuk u grumbulluan nga Mourinho në ndeshjen me Leeds e fituar 3-0 nga Hotspurs me Lo Celson që gjithsesi ishte i dëmtuar ndërsa Reguilon u la në pankinë me Mourinhon që e ndëshkoi spanjollin duke preferuar aktivizimin e Ben Davis në vendin e tij
Të tre futbollistët e Hotspurs organizuan një festë për Krishtlindje së bashku me familjet respektive dhe disa miq duke thyer protokollin anticovid të qeverisë britanike dhe në këtë festë ishte i pranishëm edhe Manuel Lanzini i West Ham.
‘Jemi shumë të zhgënjyer dhe dënojme me forcë këtë imazh që kanë shfaqur disa nga futbollistët tanë me familjet dhe miqtë e tyre së bashku për Krishtlindje-theksohet në një komunikatë të Tottenham.
Mesa duket në këtë darkë morën pjesë 18 persona; përvec 4 futbollistëve ishin të pranishëm edhe 11 persona të tjerë të rritur e 3 fëmijë.
Sfidanti.al