Neymar iu përgjigjet polemikave: Nuk jemi 500 vetë

Polemikat në Brazil për Neymar nuk shuhen. Pas festës me shumë të ftuar në ditët e kaluara ku u ndalua të bëheshin foto, sulmuesi I Paris Saint Germaini kaloi ditën e fundit të vitit në vilën e tij në Santa Catarina për një festë me jnjë numër të reduktuar të ftuarish dhe të gjithë të distancuar e të kontrolluar sic nënvizoi vetë futbollisti në një postim mes ironikes dhe polemikës

Neymar akuzoi mediat braziliane se e kanë përndjekur dhe I kanë fryrë lajmet, por sipas të përditshmeve në vend, autoritetet braziliane e kishin ndaluar organizimin e një feste me 500 persona sepse ishte në kontradiktë me normat anticovid. Si kundërpërgjigje, Neymar fillimisht postoi një foto të  testit të 50 të tij me tampon dhe më pas siguroi të gjithe me imazhet e një tryeze ku flitej për distancim social dhe për negativitetin e të gjithë të ftuarve në testet për Covid, për ta mbyllur me frazën: ‘Nuk jemi 500 vetë’

Sfidanti.al