Viti 2020 u mbyll me një tjetër lajm të hidhur në botën e futbollit. Nga Brazili erdhi lajmi për ndarjen nga jeta për shkak të Covid-19 të presidentit të Chapecoenses, Paulo Ricardo Magro.
Kreu i klubit brazilian që nga 18 dhjetori ishte shtruar në spitalin Unimer të Chapeco dhe ishte në terapi intensive, por komplikacionet e shfaqura në orët e fundit e përkeqësuan gjendjen e tij deri sa ai ndërroi jetë.
Magro e kishte marrë presidencën e Chapecoenses në gusht të 2019 dhe nën drejtimin e tij, skuadra po dominon Serinë B të futbnollit brazilian dhe pritet të kthehet në Brasileirao.
Sfidanti.al