Në 24 dhjetor, Libertad dhe Guarani zhvilluan mes tyre ndeshjen cerekfinale të Clausurës paraguajane. Skuadra e drejtuar nga Gustavo Costas arriti të fitojë me rezultatin 3-1. Por kjo fitore u eklipsua nga polemikat e krijuara nga një prej futbollistëve të saj.
Në minutën e 86, Raul Bobadilla shënoi golin e tretë për Guarani duke vulosur fitoren. Pasi dërgoi topin në rrjetë, futbollisti argjentinas festoi në mënyrë të tepruar teksa u pa të vrapinre drejt cameras duke heque fanelën, kanatieren poshtë saj dhe uli pantallonat deri në atë pikë sa thuajse u panë pjesët intime të tij
Ky veprim provokoi indinjatë dhe ankesa kundër futbollistit të Guarani duke shtyrë Komisionin e Disiplinës të Federatës Paraguajane të Futbollit të bëjë të ditur hapjen e hetimeve për gjetin e Bobadillas dhe i kërkoi lojtarit që të përgatitet për mbrojtjen e tij
Sfidanti.al