Man. Utd, Solskjaer kundër pezullimit të Premier League

Ideja e Premier League për një pezullim të kampionatit prej 2 javësh në janar për shkak të pandemisë coronavirus ka shkaktuar reagime të ndryshme te klubet. Ndërsa disa prej trajnerëve shfaqen në favor të këtij pezullimi, të tjerë si Ole Gunnar Solskjaer që nuk janë shumë dakord me një lëvizje të tillë

‘Jemi në një ‘flluskë’ dhe është treguar se është një lëvizje e mirë-tha Solskjaer-nuk kemi pasur shumë raste sidomos brenda grupit, kështu që nuk e di, nuk dua t’i bashkohem këtij diskutimi. Nuk është dicka që e kam menduar shumë dhe ne si klub, grupi, lojtarër i kemi ndjekur protokollet dhe rregulat. Kjo është pjesë e punës këtu. Ne si klub i ndjekim protokollet që janë vendosur. Nuk shoh përfitime nga ky pushim, kur do t’i luajmë ndeshjet?. Të gjithë e dimë që është shumë e vështirë, por nëse lë pezull më shumë ndeshje, nuk besoj se kjo do të përbëjë ndonjë ndryshim të mad. Mund të zgjatet më shumë, kështu që kur do ta mbyllim sezonin?’

Opinioni i Solskjaer bie ndesh me atë të disa trajnerëve të tjerë si Sam Allardyce

‘Siguria është më e rëndësishme se cdo gjë tjetër-tha trajneri i West Bromwich-kur dëgjoj lajmet, varianti i virusit transmetohet më shpejt se virusi origjinal, vetëm mund të bëjmë gjënë e duhur, ndërpresim qarkun. Jam 66 vjec dhe gjëja e fundit që dua është të marr Covid. Jam i shqetësuar per veten time dhe për futbollin në përgjithësi. Nëse kjo është ajo që duhet, atëherë ta bëjmë’.

Sfidanti.al