Real Madrid, Benzema dhe dhurata perfekte për Krishtlindje; Bugatti Chiron

Sportistët dhe supermakinat janë një binom klasik dhe i fortë i krijuar në vite, Në rrjetet sociale kemi parë gjithcka, foto të personave të famshëm bashkë me xhevahirët e tyre me 4 rrota të modeleve më të fundit. Një prej tyre është prezantuar së fundmi nga sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema që në profilin e tij në Instagram postoi një foto të makinës së fundit të ardhur në garazhin e tij si dhuratë Krishtlindjeje;  një Bugatti Chiron i ri fare me ngjyrë gri meteorit. Dhe nën foto është dicitura e përbërë nga vetëm 1 fjalë ‘Chiron’ . Dhe nuk është makina e parë që hyn në garazhin e Benzemasë me francezin që në qershor prezantoi të njëjtin model makine,por me ngjyrë të zezë

Makina e re Bugatti Chiron e Benzemasë kushton jo pak;plot 2.5 milionë Euro dhe është makina e parë në botë që në gusht kaloi kufirin e shpejtësisë 300 milje në orë ose 490 km/h dhe e gjithë kjo falë motorit W16 të avancuar me një potencë 1500 kuaj/fuqi.

Ndërkaq, 2 vjet më parë, Benzema është fotografuar me një Lamborghini Huracán Spyder  me ngjyrë të errët, një  McLaren 570S Spider e verdhë, një  Porsche 911 Turbo Cabrio gri , një Rolls-Royce Ëraith me ngjyrë gri të metalizuar dhe një Bentley Bentayga dhe mes tyre ekziston edhe një Audi RS7 Sportback.

Sfidanti.al