Messi te Barcelona deri në 2023, pastaj transferohet në Miami?

Lionel Messi në intervistën me Jordi Evole zbuloi se do të donte të përjetonte një eksperiencë në SHBA, por nuk e dinte nëse kjo do të ndodhte apo jo. Një deklaratë kjo që rezulton se është në një linjë me informacionet e publikuara nga El Mundo Deportivo sipas së cilës, e ardhmja e Messit mund të jetë te Inter Miami në MLS. Me Realin dhe Atletico Madrid të përjashtuara si opsione për të ardhmen e Messit, gazetari i SER në Miami, Jose Antonio Ponseti hodhi pak më shumë dritë në planet e kapitenit të Barcelonës për një të ardhme në Miami

‘E kam të vështirë të mendoj se Messi do të ikë tani nga Barcelona, vetëm nëse ndodh ndonjë gjë, ndonjë katastrofë dhe nëse kthehemi atje ku ishim këtë verë-shpjegoi Ponseti-ideja e Messit është që të qëndrojë te Barcelona deri në 2023 dhe më pas do të dërgojë fëmijët që të studiojnë në Miami ku do të bëjnë 3-4 vjet shkollë të mesme dhe më pas të shkojnë në universitet. Kjo është ajo që ai do’.

Gazetari katalanas, 53 vjec, zbuloi se përpara një viti e gjysmë rastisi me Messin në Miami dhe shpjegoi disa nga detajet e apartamentit që sulmuesi i Barcelonës bleu në Miami. Ndërtesa Porsche është në zonën ekskluzive Sunny Isles Beach dhe në ndërtesën e Messit, apartamenti i tij mund të kushtojë 7-9 milionë Euro.

Kështu, në pritje të propozimit që do të bëjë presidenti i ri i Barcelonës që do të zgjidhet në 24 janar, ideja e Messit është që të qëndrojë te Barcelona për të qenë në formën më të mirë edhe për Botërorin e Katarit në 2022 dhe më pas në verë për t’u transferuar në Miami.

Sfidanti.al