Inter, Suning vihet në kërkim të burimeve të reja financiare

Gjigandi kinez, Suning po kërkon burime të reja financiare për Interin dhe kërkimi për kapitale të reja ka nisur prej disa javësh. Ajo që e zbuloi këtë ishte e përditshmja ‘Il Sole 24 ore’ që shpjegon se mes  investitorëve të huaj qarkullon prej disa kohësh një dokumentacion prej dhjetëra faqesh që I është dedikuar Interit, një dokumentacion konfidencial për klubin zikaltër

Artikulli i ‘Il Sole 24 Ore’ shpjegon se Suning po studion merkaton për gjetjen e kapitaleve të reja, dhe janë disa mundësi pas kësaj zgjedhjeje. Te klubi zikaltër kërkohen të ardhura të tjera edhe për të kënaqur Antonio Conten në merkaton e transferimeve të janarit, por për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid dhe kufizimet në futboll të vendosur nga qeveria kineze, momenti nuk është aspak i lehtë.

Për më tepër, duhet kujtuar se Interi ka një bono totale prej 375 milionë Eurosh që skadon në vitin 2022 dhe prej kohësh klubi ka nisur lëvizjet me këshilltarët për rifinancimin. Në këtë pikë, dokumentacioni ku përshkruhet historia e kohëve më të fundit të Interit dhe ku nënvizohet vlera e Serie A në kompeticionet evropiane, ka si objektiv krijimin e një ‘private placement’ mes ndonjë investitori të specializuar në aspektin e borxheve edhe pse sipas ‘Il Sole 24 Ore’ në këtë histori janë përfshirë edhe investitorë të huaj të specializuar në investimet aksionere dhe kështu që mund të jenë partner të mundshëm

Në të kaluarën, grupi kinez gjithnjë i ka përgënjeshtruar zërat për vullnetitn e mundshëm për të shitur kuotën e mazhorancës së aksioneve prej 68.55%, por mbetet i hapur ndaj mundësisë së shitjes së një kuote tjeter te një tjetër aksioner që mund t’i bashkohet  LionRock që sot ka 31.05% të aksioneve ose të marrë vendin e fondacionit me seli në Hong Kong.

Sfidanti.al