Coutinho do të operohet; dëmtim në meniskun e gjurit të majtë

Shtohen telashet te Barcelona. Philipe Coutinho që u dëmtua në ndeshjen me Eibarin do te duhet t’i nënshtrohet operacionit në gjurin e majtë për shkak të një dëmtimi në menisk, dicka që u konfirmua nga vetë klubi katalanas nëpërmjet një komunikate për shtyp teksa theksoi se në ditët në vazhdim braziliani do t’i nënshtrohet edhe një artroskopie.

Coutinho u dëmtua pas një aksioni të Barcelonës ku nuk hyri në kontakt me asnjë lojtar kundërshtar dhe që në fillim te katalanasit i shfaq një parandjenjë e keqe pasi Coutinho u largua nga fusha e lojës duke caluar për të mos u kthyer më në fushë duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë në minutat e fundit.

Barcelona nuk e bëri të ditur datën e saktë të ndërhyrjes por theksoi se do të kryhet në ditët e ardhshme. Në bazë të rezultateve të ekzaminimeve mjekësore do të përcaktohet edhe koha e qëndrimit të futbollisti jashtë fushave të lojës

Dëmtimi i Coutinhos është një goditje e rëndë për planet e trajnerit Koeman. Reparti i sulmit të Barcelonës nuk është në momentin e tij më të mirë dhe Coutinho ishte një prej elementëve që kanë funksionuar më mirë në momente të caktuara të kompeticioneve.

Sfidanti.al