Gareth Bale është dëmtuar. Tottenham bëri zyrtarisht të ditur shkallën e këtij dëmtimi që duket se do ta mbajë sulmuesin uellsian për disa kohë jashtë fushave të lojës, Bale në të vërtetë e pësoi dëmtimin në 23 dhjetor në sfidën me Stoke City, ndeshje ku sulmuesi shënoi golin e parë të sfidës për t’u zëvenduar më pas në mënyrë të cuditshme nga ana e Jose Mourinhos në pushimin e ndeshjes. ‘E zëvendësova sepse ishte vendimi i tij, ndjeu dicka ma tha menjëherë sapo hymë në dhomat e zhveshjes-tha Mourinho menjëherë pas përfundimit të sfidës,
Bale po përjeton një sezon të vështirë te Tottenhami. Mourinho po punon si mundet që të evitojë dëmtimet e futbollistit duke arritur ta aktivizojë vetëm për 599 minuta në 11 ndeshje, nga të cilat 4 në Premier League dhe 6 në Europa League. Bale,kartoni i të cilit është ende në pronësi të Realit të madridit ka shënuar 3 gola por nuk ka dhënë asnjë assist. Por ka një të dhënë që tregon gjithcka, Baler nuk ka luajtur të plotë asnjë nga 11 ndeshjet ku është aktivizuar. Përsa i përket dëmtimit, fillimisht u vlerësua se Bale do të qëndrojë jashtë fushave në 6 ndeshje.
Reali i Madridit po e monitoron me vëmendje gjendjen e Bale sepse shpreson që të përfitojë të ardhura nga një shitje e mundshme e futbollistit verën e ardhshme , kur përfundon kontrata e huazimit me Tottenham. Duket e vështirë që skuadra e Mourinhos të kërkojë që ta mbajë sërish me huazim futbollistin duke parë rendimentin e ulët të tij në këtë sezon. Tottenham paguan gjysmën e pagës prej 15 milionë Euro të Bale, gjysmën tjetër e paguan Reali i Madridit për të cilin bëhet e rëndësishme që të kursejë pagën e tij në mënyrë që të krijohen hapësira për Mbappe.
Sfidanti.al