Suedi, Ibrahimovic blen një pyll 1000 hektarë prej 3 milionë Eurosh

Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet nga dëmtimi në pulpë, kthimi nga pushimet në Suedi është parashikuar mes kësaj të marte dhe të së mërkurës, por ndërkohë sulmuesi vepron edhe jashtë fushave të lojës, në sektorin e investimeve. Në fakt Ibrahimovic ka blerë një terren pyjor në kufi me Norvegjinë me një sipërfaqe prej rreth 1000 hektarësh duke shpenzuar një shifër prej rreth 3 milionë Eurosh

Pylli është në zonën e Are që preferohet shumë edhe nga familja mbretërore suedeze. Aty, 39 vjecari zotëron një vilë pranë Copperhill Mountain dhe dëshiron të kalojë periudhat e pushimeve duke iu dedikuar gjuetisë, peshkimit dhe xhirove me motoslitë

Ky investim i ri i Ibrahimovici bashkohet shtëpisë së Ibras në liqenin Kälapannsjön e përdorur si bazë për gjueti dhe asaj në Tvärådalen. Ndëkaq futbollisti ka shitur banesat e tij në lungomaren e Malmos dhe në Stokholm.

Sfidanti.al